Botë
VMRO–DPMNE kërkon dorëheqjen e të parit të Shuto Orizares
23.06.2019 17:36
VMOR-DPMNE kërkon dorëheqjen e krytarit të komunës së Shuto Orizares....

VMOR-DPMNE kërkon dorëheqjen e krytarit të komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush që kur në opinion u publikua nga portalet audio-inçizimi ku dëgjohet se kryetari Dudush maltreton fizikisht dhe verbalisht person tjetër. Njëherit dorëheqjen e tij e kërkojnë ta vendos edhe kryeministri Zaev.
"Dy ditë kaluan ndërsa kryeministri Zaev akoma nuk është paraqitur për të kërkuar dorëheqjen për shkak të publikimit të audio- inçizimit, që u paraqit në media dhe ku ka të dhëna serioze se kryetari i komunës Shuto Orizare Kurto Dudush pa të drejtë maltreton dhe rrah qytetarë. Heshtja e kryeministrit vërteton se pikërisht është kryeministri Zaev mbështetës i dhunës dhe paligjshmërive të cilën funksionarët e LSDM-së e manifesotjnë mbi qytetarët", tha Dimitar Dimovski nga VMRO-DPMNE.
Zaev: Rasti do të zbardhet nga organet kompetente
Por kryeministri Zoran Zaev thotë se rasti do të zbardhet nga organet kompetente. Siguron se në vendin tonë nuk ka dhe nuk do të ketë vend për papërgjegjësi.
"Gjykojmë çdo lloj dhune dhe gjithsesi i ftojmë organet gjegjëse kompetente të ndërmarrin procedurë konkrete sepse përgjegjësi duhet të ketë nga çdokush dhe këtë e kemi garantuar gjithmonë dhe vazhdojmë ta garantojmë. Vepra të këtilla janë të palejueshme nga kushdo qoft në vendin tonë. Patjetër të ketë përgjegjësi dhe unë personalsiht e gjykojë këtë ngjarje dhe shpresoj të mos ndodh përsëri askund në vendin tonë", tha Zoran Zaev, kryeministër.
Nga Ministria e Brendshme thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit dhe shqyrtojnë autenticitetin e video-inçizimit, ndërkaq thonë se opinioni do të informohet për të vërtetën, pasi të mbarojnë të gjitha procedurat.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
