Kulturë

Festivali për fëmijët me nevoja të posaçme, u mirprit zemër hapur edhe nga publiku i vendit

23.06.2019 18:01

Me këngë, valle, e me shumë dashuri, fillon festival i parë ndërkombëtar...

Me këngë, valle, e me shumë dashuri, fillon festival i parë ndërkombëtar për fëmijë me nevoja të veçanta, i cili organizohet nga shoqata joqeveritare ESE, e që u mirprit zemër hapur edhe nga vendasit. 
 
Me moton, “T’ua zgjasim dorën” festivali  ka vetëm një qëllim të filluarit bashkpunimin me fëmijët me nevoja të veqanta, i cili bashkpunim do simbolizonte një harmoni dhe bashkjetesë ndërnjerëzor dhe ndërkulturore. Në edicionin e parë të këtij festivali: interpretuan shtete nga më të ndryshmet si: Kosova, Bosnja, Bugaria, dhe disa qytete tjera nga Maqedonia e Veriut, të cilët sollën frymat tradicionale të vendeve të tyre. Alil Selimi-kryetarë i shoqatës ESE, beson shumë në potencialin e festivalit, dhe uron që ai të shëndrrohet në një festival tradicional. 
 
"Mendoj se ky është vetëm fillimi, vitet e tjera besoj se 100% shumë më mirë do jetë. Do të bëhet tradicional sigurisht, dhe këta fëmijë, do ta ndjejnë vehtën se janë pjesë e shoqatës dhe e shoqërisë. Fjalë ndanë edhe disa nga interpretuesit e kësaj mbrëmjeje, të cilët falemnderuan këtë nismë, dhe me shumë emocion performuan para publikut", tha Alil Selimi, kryetarë i shoqatës “ESE”.
 
“Është hera e parë që vi në një festival të tillë, është një festival i mrekullueshëm, ku kam dëshirë ti përshëndes përzemërsisht organizatorët që na ftuan ta përfaqësojmë Kosovën.
Jam shumë e lumtur që do performoj para publikut shkupjan sonte. Sonte do të këndoj, do ta këndoj këngën "Valle shqipëtare"", tha Yllka Berisha.
 
“Tremë nuk kam shumë sot, pak! Unë jam me grupën, disa prej grupës së shkollës sime. Dhe sot dalim me disa pika në harmonikë”, tha Aldin Sherifi.
 
Festivali do zë vënd në hapsirat e qendrës së Shkupit, dhe do organizohet 3 ditë me rradhë. Vlen të theksohet se po i njejti mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Komuna e Cairit, dhe Qyteti i Shkupit.
 
FJOLLA TELAI