NATO

Përfundoi Samiti i NATO-s në Uells

05.09.2014 18:53

Në ditën përmbyllëse të Samitit të Aleancës Veriatlantike, sekretari i përgjithshëm, Ander Fogh Rasmusen, paraqiti prioritetet e vendosura të Aleancës në këtë Samit....

Në ditën përmbyllëse të Samitit të Aleancës Veriatlantike, sekretari i përgjithshëm, Ander Fogh Rasmusen, paraqiti prioritetet e vendosura të Aleancës në këtë Samit, ku si bazament paraqiten masat e ndërmarra për të përforcuar sigurinë e vendeve anëtare nga çdo kërcënim i mundshëm me theks nga çdo agresion eventual të Moskës zyrtare. Sekretari Rasmusen, theksoi se NATO do të vendos në dispozicion forca të armatosura multinacionale në Lindje, të cilat do të jenë të gatshme të intervenojnë në çdo kohë dhe vend.

“Ne tashmë kemi një forcë të reagimit. Kjo është një forcë shumëkombëshe, e cila bashkon tokën, ajrin dhe pjesën detare me  forcat e operacioneve. Ajo mund të vendoset kudo në botë, për mbrojtjen e përbashkët apo menaxhimin e krizave. Një forcë me gatishmëri shumë të lartë, në gjendje për të intervenuar për një kohë shumë të shkurtër, ku do të përfshihen disa mijëra trupa tokësore, të gatshëm për të vendosur rend brenda pak ditësh. Nëse dikush mendon për të sulmuar një aleat, do të përballet me tërë Aleancën”- deklaroi sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen.

Sekretari Rassmusen, njëherit theksoi se vendet aspirate kanë derën e hapur në NATO dhe çdo shtet do të vazhdojë të gjykohet në bazë të meritave të veta nëse meriton të jetë pjesë e Aleancës.

“Politika e dyerve të hapura ka qenë një sukses historik për NATO-n, ajo na ka lejuar të lëvizim drejt një Evrope tërësisht të lirë dhe në paqe. Dera e NATO-s mbetet e hapur. Çdo vend do të vazhdojë të gjykohet në bazë të meritave dhe asnjë vend i tretë nuk ka të drejtën e vetos mbi zgjerimin e NATO-s. Çdo kandidat ka punë për të bërë në fusha të ndryshme dhe ne do t'u japim atyre mbështetjen tonë”- theksoi sekretari gjeneral i NATO-s, Andres Fogh Rasmusen.

Për tu përballuar me krizën ukrainase, por edhe me parandalimin e formimit të Shtetit Islamik, baza e forcave ushtarake, që do të jenë në gatishmëri të intervenojnë, do të jetë në Poloni, në dispozicion për të intervenuar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s. (Zejxhane Osmani, TVM2)