Maqedoni
Parada e Krenaris, javën a ardhshme mbahet në Shkup
23.06.2019 18:29
Organizatorët e “paradës së krenarisë” që duhet të mbahet javën e ardhshme në Shkup, thonë se do të marrin pjesë 200 deri 500 pjesëmarrës.....

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të respektohet qetësia dhe rendi public në Paradën e Krenarisë e cila do të mbahet me datë 29 qershor në Shkup në shenjë përkrahje për grupin LGBT.
“Pasi kemi publikuar të informacionit se do ta organizojmë për herë të parë manifestimin “Skopje Pride”, kanë qenë dhe janë evidente përpjekje që përmes urrejtjes dhe dhuës, të njëlloset porosia që duam ta japim për barabarësi të të gjithë”, tha Antonio Mihajllov nga kshilli organizator.
“Ministria e Punëve të Brendshme I ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të respektohet qetësia publike në këtë manifestim, ashtu siq po garantojmë në të gjitha manifestimet tjera, atë do ta bëjmë edhe për këtë. MPB ka treguar disa herë se keto evente kanë qenë të organizuara në mënyrë të qetë”, tha Toni Nikollovski, zëdhënësi i MPB-së.
“Do të tubohemi tek parku “Xhena borec” në ora 11 ndërsa marshi do të fillon pikërishtë në ora 12, do të drejtohemi tek parku I qytetit, dhe aty edhe do të përfundojmë", tha Jovana Jovanovska nga Parada e Krenarisë.
Këto porosi nga LGBT u dhanë pas tentimit që ky manifestim most ë mbahet, përshkak porosive denigruese të cilat po japin paradat e grupit të LGBT
