Maqedoni

Shqipëri, opozita do të protestojë përditë nga e hëna

23.06.2019 18:56

Opozita e bashkuar në Shqipëri njofton, se do të protestojë çdo ditë....

Opozita e bashkuar në Shqipëri njofton, se do të protestojë çdo ditë, deri të dielën e datës 30 qershor, datë që qeveria ka vendosur të hyjë në zgjedhje lokale edhe pas bojkotit opozitar.
 
Vendimi u mor menjëherë pas përmbylljes së protestës së nëntë kombëtare, pas takimit të kreut të Opozitës, Lulzim Basha, me aleatët e Partisë Demokratike. Për herë të parë gjatë mbrëmjes të së premtes, Basha artikuloi në fjalimin e tij kushtin më të ri për daljen nga kriza: vënien përpara drejtësisë të personave që kanë dalë në përgjimet e dosjeve 184 dhe 339. Ashtu si edhe në protestat e kaluara, ai theksoi, se “nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër”.
 
Basha dhe aleatët e tij vendosën, se duke nisur nga e hëna ata do të revokojnë listat e zgjedhësve. Opozita proteston prej katёr muajsh radhazi kundёr qeverisё, qё e akuzon pёr manipulim tё zgjedhjeve mё 2017 dhe lidhje me krimin e organizuar. Pas tёrheqjes nga parlamenti dhe djegies sё mandateve tё deputetit qё nga muaji shkurt, opozita refuzon edhe pjesёmarrjen nё zgjedhjet lokale mё 30 qershor, tё cilat tashmё janё ҁdekretuar nga presidenti. Ndёrkohё qё Partia Socialiste nё qeveri vazhdon fushatёn elektorale, duke mos e njohur vendimin e presidentit dhe duke shkuar drejt zgjedhjeve mё 30 qershor.