Ash: “Fshesa”, mashtrim per qytetaret
Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj rikonstruimit të qeverisë....

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj rikonstruimit të qeverisë.
"Nga "fshesa" nuk doli asgjë konkrete, përveç 3-4 ndërrimeve të imponuara si pasojë e dorëheqjeve. E vetmja "shpikje" e re e kryeministrit është që ai vet ka vendosur të ushtrojë edhe postin e Ministrit të financave që nuk paraqet asgjë tjetër përveç një "truk" për të mashtruar qytetarët në mënyrë që ai personalisht i merë punët e financave të shtetit dhe se tash do të ketë rezultate. Kryeministri përfundimisht nuk e tregoi guxim të lirohet nga gangsterët partiak që e kanë okupuar institucionet. Kryeministri nuk tregoi guxim që të lirohet nga funksionarët që kanë afera nepotizmi. As nga kuadrot e pa-aftë të cilët nuk i kanë arritur rezultatet e premtuara. As nga kuadrot e papërgjegjshëm, qe nënshkruajnë kontrata në katër sy. Aleanca për Shqiptarët është e vetëdijshme se Kryeministri nuk e posedon atë guxim. Kryeministri tregoi se gjithçka në punët e tij eshte farse prandaj nuk mbetet gjë tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme. Aleanca është e gatshme te marrë timonin dhe të tregojmë se si qeveriset në shërbim të popullit e jo në interes të grupeve dhe klaneve partiake", thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
