Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Gjermani

24.06.2019 10:08

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani...

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Siç informojnë nga Kabineti i tij, ai do të realizojë takime të ndara me presidentin gjerman Frank Valter- Shtajnmaer dhe me ministrin e Jashtëm, Hajko Mas.

Gjatë kohës së vizitës zyrtare, Pendarovski do të jetë mysafir nderi në darkën e organizuar nga ana e Institutit Aspen në Berlin.