SHQIPËRI

Arrestohet Ardian Fullani

05.09.2014 22:12

Policia e Tiranës ka arrestuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.......

Arrestimi i Fullanit është bërë me vendimt të Gjykatës, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masën e arrestit me burg, njoftojnë burime të Portalit Albeu.com nga Prokuroria e Tiranës.

Ardian Fullani është arrestuar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, në sheshin Avni Rrustemi ndërsa pas arrestimit është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarqkut të Tiranës.

Arrestimi ka në qendër të tij skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit, ndërsa i është drejtuar akuza “shpërdorim detyre”.