Indi: 14 persona vdesin nga rrëzimi i një tende

24.06.2019 11:13

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur....

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur, pasi një shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë shkatërruar një tendë në Rajastan të Indisë.

E përditshmja lokale, Hindustan Times, ka thënë se 300 persona janë mbledhur brenda tendës për një ngjarje fetare.

Ministri shtetëror për Menaxhimin e Katastrofave, Bhanwar Lal Meghwal, ka pyetur se pse organizatorët nuk kanë ndalur energjinë elektrike meqë moti ka qenë me shi.

Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim për këtë incident.

Kryeministri indian, Narendra Modi e ka cilësuar incidentin “fatkeq” të dielën, duke thënë se lutjet e tij shkojnë për familjet e të prekurve nga ky rast. (REL)