Rasti “ Monstra”, vazhdon rigjykimi me dëshmitarët e mbrojtjes
Në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon rigjykimi...

Në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon rigjykimi për vrasjen e pesëfishtë në vitin 2012 në Liqenin e Smillkovës.
Sot do të vazhdohet me dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse. Gjykimi është në fazën përfundimtare të nxjerrjes së dëshmive, ndërkaq pritet që së shpejti të fillohet me fazën tjetër – dëshmive të reja, ku Prokuroria Speciale Publike, duhet që të nxjerrë biseda të përgjuara.
Nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës , me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në nëntor të vitit të kaluar vendosi të kthejë në rigjykim këtë rast, e 4 të dënuarit të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit.
Vazhdojnë të jenë tnë arrati dy të akuzuarit e tjerë, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Për ta, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.
