Bangladesh, treni del nga binarët, 5 të vdekur e 100 të lënduar
24.06.2019 12:20
Së paku pesë persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 100 të tjerë....

Së paku pesë persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë lënduar në Bangladesh, kur një tren i udhëtarëve ka dalë nga binarët.
Autoritetet frikësohen se numri i viktimave do të jetë më i madh, pasi dy vagonë kanë rënën në një kanal. Në vagonë mund të ketë më shumë trupa të udhëtarëve të aksidentuar, transmeton Reuters.
Treni, i cili ka udhëtuar nga qyteti lindor Sileta drejt kryeqytetit Dhaka, ka dalë nga binarët derisa e kalonte urën.
