Maqedoni
Procesi “Zhan Mone”: Eurodeputetët të sigurtë për datë në tetor
24.06.2019 12:39
Maqedonia e Veriut do të marrë datën për fillimin e bisedimeve në tetor.....

Ky konfirmim vjen edhe nga eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vjagell dhe Knut Flekenshtajn. Flekensthajn është i bindur se kancelarja e vendit të tij një premtim që e thotë edhe e realizon. Këto deklarata eurodeputetët i thanë në kuadër të dialogut “Zhan Mone”, që nëjherit lavdëruan edhe sistemin parlamentar në vend.
“Keni dëgjuar se kancelarja do të bëjë çmos që në shtator - tetor të fillojnë negociatat. Kësaj radhe më pëlqen shumë. Ajo është shef i qartë dhe autoritativ dhe nëse e thotë këtë, ka diçka të qartë se do ta bëjë dhe jam i sigurt se kjo do të ndodh në shtator apo tetor”,- deklaroi eurodeputeti, Knut Fleckenstein.
“Keni shumë pikë pozitiv që keni dëgjuar para do kohe. Duhet të vazhdoni me këtë lloj dinamike. Jeni lider i rajonit, duhet të vazhdoni me punë. Gabimisht është shtyrë afati, por do të vijë koha kur do të merrni datë, por duhet të demonstroni se ia vleni”,- tha eurodeputeti, Eduard Kukan.
“Më duhet të përmend përsëri se demokracia parlamentare në këtë vend ka rrënjë të thella dhe është pjekur. Keni parlament fuksional dhe jeni shembull për rajon. Shumë shpesh përmendet si shteti që mund të bëhet anëtare e BE-së për një kohë më të afërt”,- theksoi eurodeputeti, Ivo Vajgel.
Kryeparlamentari Xhaferi theksoi se në takimin dyditor “Zhan Mone 2” është diskutuar për çështje të ndryshme të punës së parlamentit.
“Ajo çka është me rëndësi është fakti që në sanksionim të rregullores janë futur çështje që kanë të bëjnë me funksionin mbikëqyrës të parlamentit, për mënyrën e organizimit të seancës janë futur çështje që kanë të bëjnë me funksionimin ligjvënës në kontekst të përpilimit të kalendarit të punës së parlamentit, që do të ketë një pasqyrë më të qartë të punës së parlamentit. Janë hapur tema në lidhje me parlamentin dhe funksionimin e punës së pavarësisë së parlamentin në tre aspekte: çështja e pavarësisë financiare, pavarësia e sigurisë së brendshme e Parlamentit dhe çështja e statusit të administratës me ligj të veçantë”,- deklaroi kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.
Konkluzat e takimit mbetën që të vazhdohet me bashkëpunimin për çështjet e hapura të punës kuvendore, në harmoni me parlamentet e shteteve të BE-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
