Tërmet 7.7 ballë në Indonezi
Krahina Maluku në Indonezi është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 7,7 ballësh...

Krahina Maluku në Indonezi është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 7,7 ballësh. Nuk është dhënë alarm për rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 245 kilometra në verilindje të rajonit Maluku jugperëndimor të provincës, në thellësi prej 231 kilometrave bën të ditur Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë .
Ndërkohë, Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka një magnitudë prej 7,5 ballësh.
Në tërmetin me fuqi 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulaëesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.
