Maqedoni

MPB: Interesim i madh në konkursin për përmbarues

06.09.2014 14:39

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar sot se ka përfunduar afati i aplikimit për punësimin e 50 përmbaruesve në këtë ministri...

Ndihmësministri Ivo Kotevski ka deklaruar se interesimi ka qenë tepër i madh, ndërsa përzgjedhja do të bëhet pas përfundimit të fazafe të parashikuara në konkurs.
 
“Sipas terminit të parashikuar me ligj, deri më tani kanë aplikuar gjithsej 1914 persona ose në mesatare nga 40 të interesuar për një vend pune. Numri i kandidatëve nuk është përfundimtar për shkak të mundësisë që të interesuarit edhe përmes postës ti dërgojnë dokumentet e tyre në afain e parashikuar.  Procedura për selektim dhe zgjedhjen e personave të cilët nënshkruajnë marrëdhënie pune në Ministrinë e punëve të brendshme, pason konfirmim administrativ i dokumentacionit të dorëzuar, më pas zbatimi i testimit me shkrim, respektivisht testim profesional dhe edukativ të përgjithshëm, më pas test psikologjik, intervistë dhe kontrollet shëndetësore. Selektimi i kandidatëve do të zbatohet përmes rrugës për testimit të tyre për gatishmërin profesionale për pjesën në të cilën kanë aplikuar”, shprehet ndihmës ministri i Punëve të brendshme Ivo Kotevski.
 
Kotevski ka njoftuar se pas zbatimit të çdo faze të procedurës për selektim, përveç kontrolleve administrative dhe shëndetësor, do të bëhet dhënia e pikëve për rezultatet e arritura për çdo person nga ana e komisionit ose nga perosnat professional të cilët morën pjesë në zbatimin e fazës përkatëse nga procedura për selektim. 
 
MEFAIL ISMAILI