Maqedoni
Bashkëpunimi RMV - Shqipëri, diskutohen projektet në kuadër të IPA 2014-2020
24.06.2019 16:02
Në Manastir u mbajt sesioni informativ për grumbullimin e ideve për projektet strategjike.....

Në Manastir u mbajt sesioni informativ për grumbullimin e ideve për projektet strategjike të programit për bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në kuadër të instrumentit për ndihmë paraqasëse IPA 2014-2020.
“Konkretisht i referohet prioriteteve të të njëjtave tematika të cilat i ka programi, edhe ato janë zhvillimi i turizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i sipërmarrjes për të rritur konkurrencën dhe investimet, pikërisht këto janë tre prioritetet e programit. Duhet të alokohen fondet e mbetura nga IPA 2, ku do të ketë diku rreth 5 milionë euro grande. Buxheti i projektit strategjik do të jetë më i madh, sepse përfituesit e grandeve duhet të sigurojnë të paktën 15% të buxhetit të përgjithshëm”,- thonë organizatorët e këtij projekti.
