Maqedoni

OEM: Rregullore për turizmin, siguri për udhëtarët

24.06.2019 17:37

OEM do të vendosë një rregullore të re për turistët që synon ndryshim të modelit të subvencionimit....

OEM do të vendosë një rregullore të re për turistët që synon  ndryshim të modelit të subvencionimit, zbatim të standardeve ndërkombëtare, por më e rëndësishmja, përcaktimin e kushteve të qarta kush mund të organizojë udhëtime turistike. Ndryshime në Ligjin për Turizëm janë në procedurë. Punonjësit turistikë kërkojnë që sa ma shpejt ky ligj të aprovohet, duke ofruar siguri edhe për ta edhe për turistët.  
 
“Garancia bankare është shumë e rëndësishme që ne të mbrojmë udhëtarët në rast se diçka ndodh, ata duhet të kthehen në mënyrë të sigurt. Disa nga propozuesit propozojnë për të siguruar marrëveshjen dhe në këtë rast, nëse ndodh diçka, të gjitha përgjegjësitë i merr kompania e sigurimeve. Në këtë moment nuk e dimë se çfarë do të zgjidhet, por gjithsesi kjo është një gjë pozitive për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë jashtë për të qenë të sigurtë”,- tha kryetari i Shoqatës Për Hoteleri dhe Turizëm, Sllave Siraçeski.
 
Në katër muajt e këtij vitit, vendin tonë e kanë vizituar 232.530 turistë. Nga OEM presin shtim të këtij numri.
 
“Në katër muajt e parë të vitit 2019, ka një rritje prej 2.4 për qind, një rritje shumë më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur rritja e numrit të turistëve kishte një shifër të dyfishtë dhe rritje më shumë se 18 për qind”,- tha Daniela Mihajlovska Vasilevska nga OEM.
 
Më së shumti në vend ka pasur turistë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia, Shqipëria dhe Kosova. Edhe këtë vit për qytetarët tanë vendet më atraktive për turizëm janë Turqia dhe Greqia.
 
SEDAT SELIMI