Maqedoni

Ademi po shqyrton me vëmendje emrat e shkollave

06.09.2014 16:09

Ministri i arsimit Abdylaqim Ademi ka prezentuar sot numrin e shkollave te rinovuara apo te ndertuara teresisht, duke e cilësuar si të suksesshëm fillim vitin e ri shkollor...

“Rekonstruimin e 33 shkollave fillore dhe të mesme (9 të mesme , 23 fillore dhe një qendër shkollore shtetërore për arsimim dhe rehabilitim – Partenie Zografski), ndërtimin e  tërësishëm të 3 shkollave (një shkollë të mesme në komunën e Shuto Orizarës dhe dy shkolla fillore në komunën e Mogillës në fshatin Srpci dhe në komunën e Bogovinës në fshatin Siniçan), si dhe ndërtimin e 6 shkollave montazhe në mjedise rurale”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.
 
 Por edhe sivjet asgjë e re nuk është bërë për zyrtarizimin e emrave të shkollav e në komunën e Cairit. Këtë cështje ministri Ademi ende po e shqyrton me vëmendje.
 
“Sigurisht që unë jam duke e shqyrtuar këtë  mundësi dhe në momentin e pare kur do të kem harmonizim dhe përkrahje të të gjthë faktorëve në këtë rast ,por edhe në momentin kur do konsideroj se vendimi I MASH it nuk do të shkaktoj reagime negative dhe nuk do të ketë ndikim për marëdhëniet jo vetëm ato ndëretnike por edhe në marëdhëniet në përgjithsi në shoqeri unë të njejtin edhe do ta nënshkruaj”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.
 
Ministri Ademi ka komentuar sot edhe grevën e paralajmëruar të Sashkut.
 
Sipas tij MASH nuk ndërhyn në vendimin e arsimtarëve për grevë por ka si qëllim që procesi arsimor të mos ndërprehet në asnjë moment.
 
Sipas tij, propozim në ligjin për arsim që parashikojnë zëvëndësimin e arsimtarëve që i bashkangjiten grevës nuk kanë si  qëllim frikësimin e arsimtarëve por mosdërprerjen e procesit mësimor.
 
Gjithsesi këto ndryshime ende nuk janë miratuar.
 
“Nese sindikata planifikon qe te mbaje greve do te duhet mire ta programoj te njejten me qellim qe te mos kete nderprerje te procesit edukativo arsimor .Nese do te kete greve pa nderprerjet te procesit edukativo arsimor sigurisht qe kjo dispozite nuk do te aplikohet mirpo nese do te kete nderprerje te procesit edukativo arsimor sigurisht nese ky ligj do te miratohet ne parlament atehere mund  edhe te aplikohet dhe ne asnje menyre nuk eshte qellimi i perjashtimit te profesoreve ose mesimdhenesve qe do bejne greve sepse kete ua garanton kushtetuta dhe ligjet”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.
 
Ademi ka qenë i prerë se nëse arsimtarët dalin në grevë nuk do ju ndërpritet mardhënia e punës.
 
Ne presin e sotëm ministri Ademi ka ripërsëritur edhe përdorimin e programeve të reja mësimore, në pajtim me standardet e Kembrixhit qe ju janë ndarë nxënësve të ciklit të ulët , e që i kanë kushtuar ministrisë 148 milion denarë si dhe shpalosi shifrat e sakta të nxënësve që sivjet janë ulur në bankat e shkollave në ciklin e ulët , 9 vjecar e atë të mesëm.
 
FLUTURA LATIFI