Maqedoni
Shtyhet seanca për “Maxhar Telekom”, mungoi Bogoevski, nuk u ftua sipas rregullave
24.06.2019 18:44
Është shtyrë për më 4 korrik edhe seanca e sotme për rastin “Maxhar Telekom”....

Ish-drejtor i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, i cili duhej të dëshmonte, nuk erdhi në seancë me arsyetim se nuk është ftuar sipas rregullave. Në seancën e ardhshme të planifikuar më 4 korrik dëshmitar duhet të jetë Mikhail Kefalojanis - ish-drejtor i Telekomit të Maqedonisë, i cili ishte i dyshuari i parë dhe ndërsa tani duhet të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.
Gjykimi për “Maxhar telekom” filloi në vitin 2011, më pas rastin e mori në duar Prokuroria Speciale. Për keqpërdorim të detyrës të akuzuar janë drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei, drejtori financiar Rolf Plat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius.
Ata janë të dyshuar se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultative me firmën “Çapteks holdings limitid” dhe në këtë mënyrë i kanë dëmtuar Telekomin dhe buxhetin shtetëror.
