Botë
Australi, tërmet 7.2 ballë, nuk ka rrezik për cunami
24.06.2019 20:04
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 dhe me epiqendër në Detin Banda, ka tronditur banorët e qytetit Darvin në Australi....

The Guardian raporton se ndërtesat u lëkundën dhe në lagjet në qendër të këtij qyteti u evakuuan me urgjencë. Banorët folën për lëkundje të forta, por nuk pati raportime për dëme të mëdha. Zyra e Meteorologjisë njoftoi se nuk kishte kërcënim për cunami në Australi pas tërmetit.
Sizmiologët bënë me dije se lëkundjet sizmike ranë në një thellësi 200 kilometër nën det. Fillimisht u ndje një tërmet i vogël, që u pasua nga tërmeti i fortë 7.2 ballë.
