Aksion i policisë financiare në Luboten, shkak duhani dhe kontrabanda e paligjshme
Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një aksion i madh i policisë financiare....

Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një aksion i madh i policisë financiare, në fshatin Luboten e në pjesë të tjera të Shkupit.
Sipas informacioneve të para nga tereni mendohet se aksioni po zhvillohet për konfiskimin e duhanit dhe kontrabandës së paligjëshme. MPB vetëm asiston. Janë kapur disa tonë duhan, makina për përpunim të duhanit, një pushke, etj.
Banorët e Luboteni janë shprehur të revoltuar nga aksioni. Sipas tyre policia është dashur nga ata që në mënyrë të qetë të kërkojë nga ata makinat për përpunimin e duhanit dhe jo t’ua marrë me dhunë. Thonë se punojnë me duhan sepse nuk kanë punë tjetër . Madje thanë se leje për të punuar me duhan kanë pasur nga vetë kryeministri dhe ministri i bujqësisë.
