Aksioni në Luboten, policia financiare: Presim mirëkuptim nga qytetarët
25.06.2019 11:29
Ndaj aksionit ka reaguar edhe vetë policia financiare e cila ka dalë me sqarime përmes një kumtese....

Ndaj aksionit ka reaguar edhe vetë policia financiare e cila ka dalë me sqarime përmes një kumtese.
“Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale trafik me mall akcize dhe mashtrim doganor, Policia Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme po realizon aksion policor në Luboten të Shkupit”.
Nga Policia Financiare njoftojnë se për shkak të hetimit nuk mund të japin detaje. Ata presin bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët nga ky rajon, në interes të zbardhjes së plotë të rastit.
