Rasti “Titanik”, mungojnë dy të akuzuarit, shtyhet seanca
Gjykimi për parregullsitë zgjedhore që hetohen në lëndën “Titanik” të PSP-së...

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore që hetohen në lëndën “Titanik” të PSP-së, do të vazhdojë më 5 korrik. Seanca e sotme u anulua, pasi dy të akuzuarit, si Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski, nuk u paraqitën në gjykatë edhe pse aktualisht gjenden në paraburgim shtëpiak.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe deri tani janë prezantuar rreth 4000 dëshmi nga PSP.
Për këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko dhe 13 persona të tjerë. Ata akuzohen nën dyshimin për pengim të së drejtës zgjedhore, pengim të lirisë së votuesve për të vendosur vetë për kë do e japin votën e tyre, blerjen e votave dhe shkatërrim të materialit zgjedhor dhe për keqpërdormi të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
