Ekonomi
Fiç: Maqedonia ka rejting kreditor stabil
06.09.2014 17:16
Agjencia kreditore “Fiç” e ka konfirmuar rejtingun kreditor të Maqedonisë si "BB+” me perspektivë stabile. Politika makroekonomike dhe kushtet për bërje të biznesit...

Agjencia kreditore “Fiç” e ka konfirmuar rejtingun kreditor të Maqedonisë si "BB+” me perspektivë stabile. Politika makroekonomike dhe kushtet për bërje të biznesit, janë theksuar si përparësi kryesore të ekonomisë së Maqedonisë të cilat kontribuojnë për vlerësim pozitiv.
Konfirmimi i rejtingut, siç thekson agjencia kreditore, ka të bëjë me rritjen e lartë të BPV prej 3,9 për qind nga tremujor i parë i këtij viti, në masë të madhe e ndihmuar nga rritja në ndërtimtari dhe në investimet publike.
Fiç, ka kumtuar se Ministria e Financave ka parashikuar që këtë vit, ekonomia do të rritet për 3,5 për qind, ndërsa është vërejtur edhe ulje e papunësisë.
Konfirmimi i sotëm i FIÇ për rejtingun kreditor stabil të Maqedonisë, sipas zëvendëskryeministrit për Financa, Zoran Stavrevski është njohje e madhe për politikat ekonomike dhe do të ndihmojë të ruhet imazhi i mirë tek investitorët.
“Ky vlerësim i FIÇ do të nbdihmojë që të mbrohet edhe imazhi i mirë i RM-së tek investitorët. Investitorët me vëmendje po ndjekin se cili është vlerësimi i FIÇ, i Standard dhe i Plus dhe i agjencive të ngjashme dhe nga ai aspekt pres që edhe më tej kjo të bëhen nxitje për investime të huaja të reja, por edhe mundësi që RM të fitojë mjete financiare ndërkombëtare me çmim të volitshëm. Ajo që ndihmojmë tepër në projekte infrastrukturore i ndihmon ekonomisë vendase. FIÇ po ashtu e thekson stabilitetin e sektorit fiskal të financave publike, harxhimin efikas të mjeteve në projekte kapitale si edhe biznes klimën e mirë. Të ghjitha këto puna janë të mira dhe dëshmojnë se Maqedonia i ka vendosur politikat ekonomike në baza të shëndosha”, shprehet zëvendëskryeminstri i financave Zoran Stavrevski.
FIÇ pesë vite me radhë po e konfirmon stabilitetin kreditor të Maqedonisë dhe Për të ardhmen, parashikon se Maqedonia do të vazhdojë me politikën stabile fiskale dhe monetare.
MEFAIL ISMAILI
