Moti i nxehtë, verë përvëluese, temperatura mbi 40 gradë
Vera ka ardhur dhe bashkë me të edhe një valë të nxehti ekstrem....

Vera ka ardhur dhe bashkë me të edhe një valë të nxehti ekstrem. Parashikohen temperatura që arrijnë në mbi 40 gradë celsius. Ndaj duhet të parapërgatitemi sepse në një planet gjithnjë e më të nxehtë, vera do të bëhet më e kushtueshme.
I nxehti i madh ka pasoja tek shëndeti, por rrit edhe kërkesën për energji për të freskuar hapësirat ku qëndrojmë, që nga ambientet e punës e deri tek shërbimet publike. Sipas një studimi të fundit, në rastin e një nxehjeje të konsiderueshme të klimës në 30 vitet e ardhshme, kërkesa për energji, e lidhur me klimën, do të rritet nga 25-58 për qind veçanërisht në rajonet tropikale dhe në rajone si SHBA, Evropa dhe Kinë.
Nëse do të vihen në jetë politikat e propozuara për reduktimin e emetimeve siç kërkohet nga marrëveshja e Parisit e 2015, rritja e kërkesës për energji do të jetë më e kufizuar, nga 11-27 për qind.
Faktori kryesor në këtë rritje të kërkesës do të jetë nevoja për ajër të kondicionuar, mbi të gjitha në industri dhe shërbimet publike. Sipas studiuesve, deri në 2050 do të ketë mesatarisht 75 ditë të nxehta më shumë, krahasuar me sot.
