Aksioni në Butel, reagojnë partitë opozitare shqiptare
Ndaj aksionit të policisë financiare kundër duhan-prodhuesve në Luboten...

Ndaj aksionit të policisë financiare kundër duhan-prodhuesve në Luboten, kanë reaguar edhe partitë shqiptare. Për Aleancën për Shqiptarët, shteti nuk u ofron as punë, ai investime e as perspektivë, por nga ana tjetër ua mohon të drejtën këtyre banorëve të sigurojnë kafshatën e gojës me punë të ndershme.
Nga ASH akuzojnë se ky aksion i ngjan masave të pas Luftës së Dytë Botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën.
Edhe nga Lëvizja Besa thonë se aksioni i policisë financiare e shoqëruar nga forcat policore, dëshmon se ky shtet nuk mund të zhvishet nga të qenit “shtet policor”.
Nga Besa i kërkojë qeverisë të merret me zbardhjen e rasteve të montuara politike si dhe pavarësimin e gjyqësorit në vend e të mbajë premtimet që vetë ua dha banorëve të Lubotenit se munden lirisht të kultivojnë duhanin. Nga Besa dyshojnë se aksioni bëhet për të mbuluar dështimin nga “fshesa” e paralajmëruar në qeveri.
