Maqedoni
“Megjashi”: Deputetët më të zëshëm për të drejtat e fëmijëve
25.06.2019 15:25
Ambasada e parë e fëmijë në botë “Megjashi” kërkon nga deputetët që të jenë më të zëshëm për të drejtat....
Ambasada e parë e fëmijë në botë “Megjashi” kërkon nga deputetët që të jenë më të zëshëm për të drejtat e fëmijëve dhe sa më shpejt të vënë në rend dite respektimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. “Megjashi” mendon se ngritja e zërit nga ana e tyre për të drejtat themelore për jetesën e fëmijëve, siç është ajri i pastër, ka nxitur deputetët që të diskutojnë në parlament edhe për këtë problematikë, megjithatë thonë se duhet bërë shumë më tepër.
“Deputetët janë të hapur për bashkëpunim me Ambasadën e fëmijëve “Megjashi”, megjithatë presioni i publikut është i qartë se ndihmon shumë që deputetët në mënyrë plotësuese të motivohen që të parashtrojnë pyetje deputetësh dhe pikërisht ngjarjen e sotme në bashkëpunim me mediat, e shfrytëzojmë që t’i nxisim deputetët që në periudhën e ardhshme ta vënë në rend të ditës të drejtat e fëmijëve dhe respektimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”,- deklaroi drejtori i “Megjashi”, Dragan Zmijanac.
“Edhe pse janë shqetësuese shifrat nëse i shohim, e është më pak se 10% kur bëhet fjalë për fëmijët, unë shoh se ekziston dinamikë e ndryshme në parashtrimin e pyetjeve prej se kemi pasur takim direkt dhe bashkëpunim me lobin e grupit të deputetëve”,- theksoi psikologja, Jana Zengovska.
“Megjashi” prezantoi në kuvend raportin e përfaqësimit të të drejtave të fëmijëve në punën e parlamentit për periudhën janar - qershor. Raporti është realizuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” dhe Forumi Arsimor Rinor, me mbështetjen e Fondacionit të Fëmijëve “Pestaloci”.
VLORA LATIFI TOPOJANI
