Maqedoni
Siguria në punë, sindikatat: Ligji ekziston, por nuk respektohet
25.06.2019 17:43
Punëtorët në sferën e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe transportit janë ndër më të rrezikuarit gjatë kryerjes së veprimtarive të tyre....

Përpos lëndimeve, sipas të dhënave nga Shoqata për siguri në vendin e punës madje janë shënuar edhe 33 vdekje. Nga kjo shoqatë theksojnë se Ligji për mbrojtjen e të punësuarve ekziston, por se ai nuk respektohet mjaftueshëm.
“Numri i të lënduarve, numri i të vdekurve në vendin e punës rritet. Ajo që shohim ne është se gjithnjë e më pak bëjmë përpjekje dhe shumë pak lodhim kokën për pasojat që vijnë nga mossiguria në vendin e punës. Dhe duhet të ketë të dhëna relevante të cilat realisht do të tregojnë se sa jemi të sëmurë. Sa personat tanë nuk ndjehen të sigurt në vendet e tyre të punës, keni parasysh se për atë ne ndajmë mjete, për këtë institucionet dhe njerëzit që punojnë në këto institucione marrin paga”,- tha kryetari i Shoqatës për Siguri në Punë, Milan Petkovski.
Nga Sindikata i Arsimit dhe Shkencës si dhe nga Lidhja e Sindikatave të Lira theksojnë se ngritja e vetëdijes për siguri gjatë punës është shumë e rëndësishme dhe se punëdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat që mund të vijnë nga vendi i punës.
“Kemi të kushte jonormale për punë, kjo është e rëndë, veçanërisht për koleget dhe kolegët tanë të cilët punojnë në hapësira të cilat duhet të jenë të standardizuara në bazë të numrit të fëmijëve që janë brenda. Absolutisht këto kushte nuk iu përshtaten kritereve të kërkuara. Në këtë pjesë kemi fatkeqësisht edhe pasoja të padëshiruara”,- tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
Të dhënat u publikuan në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve për zbatimin e Ligjit për siguri në vendin e punës nga Shoqata për siguri gjatë punës. Nga kjo shoqata thanë se lëndimet në vendin e punës kanë qenë për 7,2 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
ZEKIRJA MEXHITI
