Maqedoni
Pendarovski – Shtajnmajeri, konfirmohet mbështetja gjermane për RMV-në
25.06.2019 18:37
Gjermania do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin euroatlantik....

Kështu është zotuar presidenti gjerman, Shteinmeir, gjatë takimit në Berlin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Të dy presidentët, ashtu siç kumtojnë nga kabineti i Pendarovskit, vlerësojnë se shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, si në planin politik, ashtu edhe në shumë fusha tjera të interesit të përbashkët, siç janë mbrojtja dhe siguria, ekonomia dhe arsimi.
"Në vitin e kaluar të dy shtetet kanë bërë këmbim tregtar prej 4.3 miliardë dollarë, ndërkaq në vitin 2019 kjo vlerë është mbi 1 miliard dollarë, me çka Gjermania është në krye të listës së partnerëve tregtarë të Maqedonisë së Veriut”,- thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentit Pendarovski.
Takimi është mundësi për rinovimin dhe intensifikimin e dialogut në nivel të presidentëve dhe në funksion të përforcimit të partneritetit mes dy vendeve.
BELINDA KOKA ADEMI
