Botë
Rusia: Do reagojmë ndaj sanksioneve të reja
06.09.2014 18:12
Ministria e Jashtme ruse ka reaguar të shtunën duke theksuar angazhimin për të reaguar, nëse Bashkimi Europia...

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar të shtunën duke theksuar angazhimin për të reaguar, nëse Bashkimi Europian implementon sanksionet e reja kundër Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën e Ukrainës.
BE njoftoi masa shtesë mbrëmjen e së premtes, por tha se ato do të mund të pezulloheshin, nëse Moska tërheq trupat e saj nga Ukraina dhe vëzhgon me kujdes armëpushimin e arritur së fundmi në Lindje të Ukrainës.
Sanksionet e reja përfshijnë shtimin e 24 personave të tjerë në listën e atyre që u ndalohet hyrja në vendet e bllokut 28-anëtarësh, gjithashtu edhe ngrirje të aseteve të tyre financiare. Orët e vona të së premtes, BE hartoi sanksione të reja ndaj Rusisë. Ambasadorët ranë dakord mbi pakon e re të sanksioneve ndaj këtyre personave dhe sektorëve të ekonomisë ruse”, tha një diplomat i BE-së i përfshirë në këto bisedime, për Reuters.
Më herët, diplomatët kishin folur mbi shtyrjen e mundshme të sanksioneve, për të hyrë në fuqi të paktën 1 javë më vonë, për t’i dhënë Presidentit Vladimir Putin mundësinë të tregojë se e ka zgjidhur konfliktin. Ndërkohë Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, i ndërmjetësuar në Minsk të Bjellorusisë, po mbahet nga të dyja palët. Megjithatë, rebelët thanë se armëpushimi nuk kishte ndryshuar politikën e tyre, për të ndarë Krimenë nga Ukraina.
Gjasat e mbajtjes së armëpushimit janë të mira, thonë analistët, dhe, nëse ai vazhdon, do të përcaktohen negociata të reja mbi të ardhmen politike të rajonit Juglindor, ku separatistët dhe forcat qeveritare kanë luftuar që në muajin Prill. Pasi të dyja palët tërhoqën armët e rënda nga fushëbetejat lindore, Moska gjithashtu rakordoi me Kievin për të rifilluar procesin e ndihmës humanitare në rajonin lindor.
FLUTURA LATIFI
