Botë

Këshilli i Evropës: Rusia rifiton të drejtën e votës në Asamblesë Parlamentare

25.06.2019 19:19

Pas disa orësh debati të fortë, 118 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës....

Pas disa orësh debati të fortë, 118 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, votuan pro ndryshimit të rregullores duke hapur rrugën që Rusia të mbetet në organizatën paneuropiane.
 
62 anëtarë votuan kundër dhe dhjetë abstenuan. Moska e ka kërcënuar vazhdimisht Këshillin e Evropës se do të largohet nga kjo organizatë në rast se do të vazhdonin sanksionet. Legjislacioni i ri, përcakton se asambleja parlamentare nuk do të jetë më në gjendje të vendosë sanksione në mënyrë të njëanshme, por vetëm në konsultim me Komitetin e ministrave të  Jashtëm të 47 vendeve të KE-së.
 
Deputetët rusë i bojkotojnë punimet e Asamblesë Parlamentare të KE-së që prej prillit 2014, kur atyre iu hoq e drejta e votës, për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë. Në qershor 2017 Moska i pezulloi pagesat e kuotës së anëtarësisë që janë rreth 33 milionë euro në vit duke e pakësuar kështu buxhetin e KE-së me 9 për qind.