Rikonstruimi, emrat e ministrave të rinj para deputetëve
Kuvendi sot në kuadër të seancës së 103-të duhet t’i votojë propozimet për shkarkimin e....

Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 103 duhet t’i votojë propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë dhe zgjedhjen e ministrave të rinj.
Deputetët do të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hysni Ismailit për ministër të Kulturës, Goran Milevskit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Durakit për ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe kryeministrit Zoran Zaev për ministër të Financave, funksion që do ta kryejë për një kohë të caktuar së bashku me funksionin kryeministër.
Njëkohësisht shkarkohen Dragan Tevdovskin nga funksioni ministër i Financave, Ljupço Nikollovski nga funksioni ministër i Bujqësisë, Suhejl Fazliun nga funksioni ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Durakin nga funksioni ministër i Mjedisit Jetësor, Zoran Shapuriq nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për investime dhe Hazbi Lika nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Të gjitha ndryshimet në pushtetin ekzekutiv pritet të përfundojnë deri në fund të muajit dhe kryeministri Zaev paralajmëroi edhe 20 ndryshime në pushtetin qendror.
