Ministrja e jashtme norvegjeze, Soreide për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut
26.06.2019 10:11
Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Ine Soreide....

Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Ine Soreide sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Sipas agjendës, ajo do të takohet me homologun e tij maqedon, Nikolla Dimitrov, me të cilin do të diskutojnë për anëtarësimin e plotëfuqishëm të vendit tonë në Aleancën Veriatlantike, si dhe për dinamikën e zhvillimit të marëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë.
Shefja e diplomacisë Norvegjeze gjatë kohës së qëndrimit të saj do të takohet edhe me Kryeministrin Zoran Zaev dhe me zv.kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani.
