Shekerinska në takimin e këshillit Veriatlantik të NATO-s në Bruksel
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nga sot do të qëndrojë për vizitë punë në Bruksel...

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nga sot do të qëndrojë për vizitë punë në Bruksel, në selinë e NATO-s, për të marrë pjesë në takimin dyditor të Këshillit Veriatlantik, në nivel të ministrave të mbrojtjes.
Siç ka njoftuar Ministria e mbrojtjes, kjo është pjesëmarrja e dytë e Shekerinskës në takimin e ministrave në format të tillë, me çka Maqedonia e Veriut ka siguruar vendin e anëtares aktive në funksionalizimin e Aleancës.
Në Bruksel, Shekerinska do të zhvillojë takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të Spanjës, Holandës, Italisë, Norvegjisë, Polonisë, ndërsa pas përfundimit të takimit dyditor të ministrave do të merr pjesë në forumin e Brukselit të organizuar nga Fondi Gjerman, ku do të drejtohet panelistëve kushtuar inovacioneve dhe sigurisë.
