Maqedoni

Çështja e emrit pengesë për antarësim në NATO

06.09.2014 18:16

Maqedonia edhe në Samitin e radhës të NATO-s në Vells të Britanisë së Madhe nuk u morë ftesë për antarsimë në këtë organizatë ushtarake...

Kryetari i Këshillit Veri-atlantikë të NATO-s në Shkup Ismet Ramadani thotë se një situatë e tillë ka qenë e pritur dhe e ditur sepse nuk kishte pike për zgjerim, duke shtuar se që nga Samitet paraprake në Bukuresht dhe Cikago, vendimi për Maqedoninë është se duhet të zgjidhë cështjen e emrit me Greqinë.
 
Ai thotë se në këtë Samitë u përmendë edhe Maqedonia, pasi që ka marë pjesë dhe do të vazhdojë të marë pjesë në misionet paqësore të NATO-së në Afganistan. 
 
“Por definitivishte duhet kuptuar se Maqedonia nuk e kreu detyrën e vetë. Detyrën Maqedonia e ka marë në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit, I është përsëritur në samitin e kaluar në Cikago se duhet të ndryshojë emrin dhe është shumë e qartë se duhet të arrijë kompromisë me Greqinë dhe pastaj në nivel ambasadorësh në Bruksel, për antarsim të plotë”, shprehet kryetari i Këshillit Veri-atlantikë, Ismet Ramadani. 
 
Ndërsa, Ish ambasadori Risto Nikovski vlerëson se nuk mund të ketë zgjerim pa Maqedoninë, madje ai shkon edhe më tej dhe sipas tij NATO vetë ka hyrë në qorrsokak dhe tani duhet të gjejë zgjidhje për Maqedoninë. 
 
“Nëse NATO mendon të zgjerohet, nuk mund të anashkalojë Maqedoninë. Si rezultat ata e fshinë zgjerimin nga rendi i ditës por këtë nuk mund ta bëjnë në përjetësi. Në samitin e ardhshëm ose në atë pas tij, sërisht duhet ti kthehen temës së zgjerimit. Deri atëherë me siguri do të kërkojnë ndonjë zgjidhje për Maqedoninë”, shprehet ish-ambasadori Risto Nikovski.
 
 Sipas, analistëve Samiti I NATO-s në Vellsit ishte I ndikuar shumë nga situate dinamike që po zhvillohet në Ukrainë, kjo ndikoi edhe në ndryshimin e agjendës paraprake për pikat e renditë që ishin të parapara për shqyrtim.
 
AFRIM TANALLARI