Në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, ujku sulmon fëmiun 5-vjeçar
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit....

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit, ku nga një ujk janë sulmuar fëmijët e këtij fshati.
Sipas Ekrem Sumës, dëshmitarë, ngjarja ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme kur ujku ka sulmuar fëmijët në një rrugicë mali, pothuaj se në fshat me ç’rast më së keqi ka pësuar njëri nga fëmijët më të vegjël i moshës 5-vjeçare.
Ai tha se në momentin kur ka dëgjuar thirrjet e fëmijëve, ka qëlluar shumë afër vendit të ngjarjes dhe ka mundur të largojë ujkun i cili e kishte tërhequr zvarrë për disa metra fëmijën.
Për të kuptuar për më shumë, vendin e ngjarjes, sot e vizituan përfaqësuesit e komunës dhe Policisë së Kosovës.
Mësohet se fëmija fatkeq ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.
