KPK: Zaev nuk duhet të jetë ministër i Financave, konflikt interesi
26.06.2019 13:07
Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka konstatuar se propozimi i kryeministrit Zoran Zaev...

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka konstatuar se propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për të ushtruar edhe funksionin e ministrit të Financave bie ndesh me Nenin 44 alinea 1 dhe 2 në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit.
Nga komisioni për parandalimin e korrupsionit, theksojnë se në rast se kreu i qeverisë zgjidhet ministër i Financave, ata do të detyrohen të marrin masa konkrete në bazë të kompetencave që dalin nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

