Çështjet e sigurisë, NATO mban takim të nivelit të lartë në Bruksel

26.06.2019 13:44

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s...

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, mblidhen sot në Bruksel në takimin dyditor që do të përfshijnë shpenzimet e mbrojtjes brenda aleancës, misionin e saj në Afganistan dhe shkeljet e supozuara të Rusisë të një marrëveshjeje kontrolli mbi armët bërthamore të luftës së ftohtë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Një ditë para takimit të nivelit të lartë, NATO i kërkoi Rusisë që të shkatërrojë sistemin e saj raketor përpara afatit në muajin gusht dhe të ruaj traktatin që mundëson mbajtjen e kokave bërthamore jashtë Evropës.  Në të kundërtën, Rusia do të përballet me një përgjigje më të vendosur të aleancës.

Takimi dy-ditor i NATO-s gjithashtu pritet të përfshijë bisedime mbi tensionet e rritura midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Gjirit Persik.