Subvencione nga Qyteti i Shkupit për trotinetë elektrik, për 215 qytetarë
Subvencione nga Qyteti i Shkupit për trotinetë elektrik, për 215 qytetarë...

Qyteti i Shkupit sot ka shpallur thirrrjen publike për subvencionimin dhe blerjen e trotinetëve elektrik dhe biçikletave.
Subvencionet për trotinetë elektrikë, do t’I përfitojnë ata qytetarë që i kanë blerë këto pajisje në vend nga 1 janari 2019. Thirrja vlen deri në shpenzimin e të gjithë buxhetit të parashikuar, që është 1,5 milionë denarë,
Qyteti i Shkupit kompenson një pjesë të mjeteve për furnizim në vlerë prej 30% të shumës totale të trotinetit elektronik, por jo më shumë se 7000 denarë për person, me përfshirjen e tatimit personal.
Në thirrjen për subvencionim për biçikleta ndërkohë theksohet se ato duhet të jenë blerë deri më 27 maj. Për këtë projekt janë ndarë 2 milionë denarë dhe I njejti do të zgjasë deri në shpenzimin e gjithë buxhetit, por jo më vonë se 30 nëntori. Qyteti i Shkupit mbulon 50% të vlerës së biçikletës, mirëpo jo më shumë 3000 denarë për person, me përfshirjen e tatimit personal.
Qytetarët që duan të përfitojnë nga kjo thirrje publike, duhet të plotësojnë këto kushte:
• Të jenë banues në Shkup,
• Të mos ketë marrë mjete financiare për furnizim për biçikleta nga Qyteti i Shkupit dhe të shfrytëzojë konkursin deri në afatin e parashikuar.
Mjetet do të ndahen sipas parimit: “Kush vjen i pari, shërbehet i pari”.
