Maqedoni

Krimi kibernetik – sfidë për shoqërinë, vendet e Ballkanit këmbejnë përvojat

26.06.2019 15:08

Interneti jo gjithmonë jep të mira dhe përfitime, madje shpesh në praktikë është treguar...

Interneti jo gjithmonë jep të mira dhe përfitime, madje shpesh në praktikë është treguar se sa dëme e probleme mund t’i bëjë ai sigurisë dhe privatësisë së qytetarëve, institucioneve dhe sektorit privat. Krimi kibernetik mblodhi në Shkup autoritetet e shoqërisë informatike të Ballkanit që këmbyen përvojat për mbrojtje nga sulmet sajber. 
 
“Në strategjinë tonë të sigurisë sajber kemi plan aksional që ka të bëjë në periudhën e disa viteve dhe realizojmë aktivitete si ky sot, një lloj ushtrimi me të cilin do të mund të zhvillohen skenare mbrojtëse gjatë sulmeve sajber”,- tha ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
 
“Sajber siguria është transnacionale dhe vendet veçmas nuk mund të përballen me sfidat që sjell ajo me vete. Për këtë arsye nevojitet këmbim i përvojave dhe përmirësim i kapaciteteve për sajber siguri, që t’u ndihmojmë vendeve të marrin hapat e duhura në këtë drejtim”,- u shpreh Marko Obiso nga Unioni Telekomunikues për Siguri Sajber.
 
“Ne dhe Rumunia jemi të fokusuar në avancimin e teknologjisë bashkëkohore, si për shembull haj pauwer, si blok change dhe jemi krenarë që ndodhemi këtu për t’i prezantuar përvojat tona në fushën e IT-së”,- tha Jonut Andrej nga Ministria e Informatikës-Rumani.
 
Punëtoria ndërkombëtare për siguri kibernetike do të vazhdojë punën edhe në 3 ditët e ardhshme.
 
REXHEP QAMILI