Maqedoni

Qendra në Momin Potok, hapësirë të re për të pastrehët

26.06.2019 15:22

Në Punktin për personat e pastrehë në Momin Potok, është lëshuar në përdorim hapësira e re...

Në Punktin për personat e pastrehë në Momin Potok, është lëshuar në përdorim hapësira e re e cila do të shfrytëzohet si dhomë për ngrënie. Ajo ka një sipërfaqe prej 200 metra katrorë dhe mund ta përdorin deri në 40 persona të pastrehë. 
 
“Qyteti i Shkupit ka ndarë 1.5 milion denarë për këtë qëllim nga buxheti i tij. Strehimorja është e pajisur me shtretër, tualete, kuzhinë për çaj dhe mjete të tjera të nevojshme për funksionimin e punktit, me çka do të mund t'i përgjigjet plotësisht nevojave të këtyre personave”,- deklaroi kryetari i Qytetit Të Shkupit, Petre Shilegov.
 
“Mbështetja e Qytetit të Shkupit është shumë e rëndësishme, sepse ndihmën që e ofron ua bën jetën më të lehtë të pastrehëve. Gjatë dy viteve të kaluara është investuar intensivisht në përmirësimin e cilësisë së kushteve për funksionimin normal të punktit”,- tha Suzana Tuneva-Paunovska nga Kryqi i Kuq i RMV-së.
 
Punkti është i hapur prej ditës së hënës, kur të pastrehët marrin shërbime higjienike dhe çdo të premte kur marrin edhe rroba të pastra, kontrolle mjekësore dhe ilaçe të nevojshme, ushqim, biseda dhe këshilla nga psikologu.
 
REJHANE BUSHI METAJ