Maqedoni

Shtyrja e rasteve të PSP-së, Zdravev: Jo për faj të gjykatësve

26.06.2019 18:27

Këshilli Gjyqësor nuk sheh tendencë në shtyrjen e shpeshtë të seancave gjyqësore për rastet e PSP-së....

Këshilli Gjyqësor nuk sheh tendencë në shtyrjen e shpeshtë të seancave gjyqësore për rastet e PSP-së, që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, thekson se gjyqtarët në këto raste janë të pafajshëm, pasi procedurat i udhëheqin prokurorët. Në lidhje me raportin e GREKO-s për mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, Zdavev thotë se jo çdoherë gjykatësit janë fajtorë për drejtësinë e ngadalshme në vend.
 
“Nëse në të vërtetë nuk ka arsye të prolongohet procedura, atëherë ajo do të jetë diçka negative edhe për vet gjyqtarin në njërën anë kur notohet dhe në tjetrën anë praktikisht përgjegjësia bie mbi Gjykatën Supreme, që nënkupton edhe shkelje të parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor. Gjykatësit veprojnë në bazë të akuzave, në bazë të kërkesave nga prokurori dhe i zbatojnë procedurat penale”,- tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev.
 
Zdravev vlerëson se pavarësia e gjyqësorit është kushti më i rëndësishëm për procesin e reformave.
 
“Veprimi i cilitdo gjykatës jashtë këtyre parimeve dhe rregullave do të thotë përgjegjësi nga ana e tij. Nëse ka gjykatës që veprojnë në kundërshtim me ligjin, me siguri do të ndërmarrim edhe masa konkrete”,- u shpreh kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev.
 
Kaos shtesë në gjykime shkakton edhe mendimi i Gjykatës Supreme, thotë Zdravev. Edhe pse ajo nuk është e obligueshme për gjykatat më të ulëta, ajo megjithatë ndikon në ngadalësimin e mëtejshëm të procedurës.
 
ZEKIRJA MEXHITI