Maqedoni

“Mos shpejto, të presin në shtëpi”, Spasovski: Kujdes në vozitje, jeta vlen shumë

26.06.2019 18:39

“Të presim në shtëpi. Mos shpejto!” Është përcjellë ky mesazh në vendkalimin kufitar Star Dojran....

“Të presim në shtëpi. Mos shpejto!” Është përcjellë ky mesazh në vendkalimin kufitar Star Dojran, më të cilën paralajmërohen të gjithë pjesëmarrësit në trafik të jenë më të kujdesshëm, sidomos gjatë verës, dhe për banorët e huajt që e vizitojnë vendin tonë, që të respektojnë limitin e shpejtësisë dhe sigurinë e tyre personale, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. 
 
“Të presim në shtëpi. Mos shpejto!! Ky është një mesazh që duhet të jetë për çdo pjesëmarrës në trafik, për secilin shofer, në mënyrë që të respektojë rregullat e trafikut dhe të sillet në mënyrë të sigurt në trafik gjatë ngasjes. Për këtë arsye, mesazhi vetë tregon, secilin prej nesh e presin në shtëpi dhe kjo nuk vlen vetëm për shoferët, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
SEDAT SELIMI