Maqedoni

Banorët e Lubotenit në Policinë Financiare, kërkojnë t’u kthehet duhani i konfiskuar

26.06.2019 18:43

Një ditë pas aksionit të Policisë Financiare që konfiskoi sasi të konsiderueshme duhani në fshatin Luboten....

Një ditë pas aksionit të Policisë Financiare që konfiskoi sasi të konsiderueshme duhani në fshatin Luboten, banorët kanë kërkuar sot që duhani t’u kthehet sepse është duhan i ligjshëm.
 
Nga Policia Financiare u është thënë se do të formohet komision special, që do ta vërtetojë nëse duhani është legal ose jo. Vetëm pas vërtetimit se duhani i konfiskuar është prodhuar sipas ligjeve, ai do t’u kthehet banorëve.
 
“Drejtori tha se Komisioni i cili do të formohet special për këtë do të vlerëson se nëse konstatohet që ai nuk është ajo që ata e kanë kërkuar, metëvërtetë mbajmë shpresë se ata do të kthehet tek fshatarët. Drejtori e thotë atë çka i kanë thënë ata në atë moment, në bazë të asaj, mirëpo më tutje do të shihet se gjithçka që ka qenë jolegale dhe pjesa tjetër shpresojmë që të ju kthehet banorëve. Ndoshta disa persona mund të jenë të keqpërdorur, por jo pnë atë se ato janë aktorët kryesor, por se mund të jenë të keqpërdorur. Shumica e asaj që pashë unë dje para syve të mi, është një duhan të cilin ata e kërkojnë”,- tha Rexhep Imeri, kryetar i bashkësisë lokale-Luboten.