Maqedoni

Raporti i GREKO-s, LSDM: Ne punojmë sipas rekomandimeve

26.06.2019 19:05

GREKO, grupi i shteteve kundër korruspionit në Këshillin e Europës....

GREKO, grupi i shteteve kundër korruspionit në Këshillin e Europës ka botuar raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin e fundit të mandatit të Gruevskit në vitin 2017-të.
 
Deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska Vançeva tha se në raport numërohen raste të korrupsionit si dhe tenderët e kurdisur. LSDM, sipas Vançevës në dy vitet qeverisje vepron sipas rekomandimeve të GREKO-s, në përmbushjen e reformave në interes të shtetit dhe qytetarëve.
 
“Në raport midis tjerash nënvizohen shembuj të korrupsionit, shkeljen e të drejtave të njeriut. Thuhet se ish kryeministri Nikolla Gruevski është nën hetime për finansim illegal të partisë. Në raport theksohen edhe parregullsi në procesin e furnizimeve publike, gjegjësisht ndarjen e tenderëve ndërmarjeve të afërta me VMRO-DPMNE-në", tha Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.