Botë
Meta fton Ramën dhe Bashën për dialog, Basha i shkon, Rama arsyetohet me fushatën
27.06.2019 12:54
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ftoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën në Presidencë për të biseduar për situatën politike në vend....

Kjo ftesë vjen katër ditë para 30 qershorit dhe Meta tha dje se e priste Ramën sot që nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13.00. Në Presidencë ka mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili mori gjithashtu një ftesë.
Basha është larguar nga Presidenca pa dhënë asnjë detaj për mediet rreth asaj që është diskutuar. Në përfundim të takimit, Meta ka bërë të ditur se me kreun e PD-së diskutuan mbi krizën aktuale që po kalon Shqipëria.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, u shpreh Meta.
Ndërkohë, Presidenti pret që ftesës së tij për dialog t’i bashkohet edhe kryeministri Edi Rama, të cilit i ka lënë afat deri në orën 13:00. Por një ditë më parë, shefi i qeverisë është përgjigjur se nuk mund të shkojë në takim, pasi është i zënë me fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.
