Maqedoni

Tevdovski nuk do të jetë këshilltar i Zaevit

27.06.2019 12:36

Ish ministri i financave, Dragan Tevdkovski, nëpërmjet një postimi në rrjetin social fejsbuk....

Ish ministri i financave, Dragan Tevdkovski, nëpërmjet një postimi në rrjetin social fejsbuk ka publikuar se do të kthehet në Fakultetin Ekonomik. Tevdovski është ministri i vetëm i LSDM-së të cilin e ka kapur “fshesa” e shumëpritur, edhe pse i njëjti nuk u përfshi në asnjë skandal.
 
“Është nder për mua që udhëhoqa me institucionin më të mirë në vend. Krenohem që kisha një ekip të shkëlqyer dhe nuk u frikësova që t’i futem asnjë beteje. Falënderim deri te të punësuarit në Ministrinë e Financave të cilët pa u kursyer punuan për të implementuar reformat. Shpërblimi më i madh për mua këto dy vite, vjen kur njerëzit më ndalojnë rrugës dhe më përshëndesin duke më thënë: bravo, kokën lart. Kjo për mua është mënyra më e mirë për të dalë nga një institucion. Dhe për këtë arsye me kokën lart dhe tërësisht i përkushtuar po kthehem në Fakultetin Ekonomik”, – ka shkruar Dragan Tevdovski.