Botë

Rusi, rrëzohet avioni, dy të vdekur e 19 të lënduar

27.06.2019 13:17

Dy të vdekur dhe 19 të lënduar është bilanci tragjik pas rrëzimit të avionit “Antonov An” me 46 pasagjerë në bord...

Dy të vdekur dhe 19 të lënduar është bilanci tragjik pas rrëzimit të avionit “Antonov An” me 46 pasagjerë në bord, që u detyrua të bëjë një ulje emergjence në aeroportin lokal në provincën ruse Burxhatia në Siberi.
 
Pilotët u detyrua të ulen me shpejtësi menjëherë pasi një nga motorët e avionit pushoi së funksionuari . Gjatë aterimit, avioni rrëshqiti nga pista dhe u përplas në fushën aty pranë, pranë dy shtëpive, duke shpërthyer në flakë thonë autoritetet aeroportuale.
 
Nga përplasja humbën jetën pilotët. Siç përcjellin mediat lokale, avioni i përkiste kompanisë ruse Angara, një kompani ajrore që kryen fluturime rajonale.