Ekonomi

Prej të premtes çmime të reja të energjisë, KRRE: Nuk do të kenë ndikim në çmimet me pakicë

27.06.2019 15:24

Prej të premtes pritet të ketë çmime të reja të energjisë elektrike.....

Prej të premtes pritet të ketë çmime të reja të energjisë elektrike. Por, nga KRRE thonë se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi kjo nuk do të ndikojë në çmimin me pakicë të energjisë elektrike.
 
Në parim nuk do të ketë ndryshime të mëdha:
1) Çmimi i ESM (ELEM) do të zvogëlohet; 
2) MEPSO do të zvogëlohet;
3) EVN distribucioni do të zmadhohet;
4) EVN në total do të zvogëlohet;
5) Për konsumatorët e fundit çmimi do të mbetet afërsisht i  njëjtë. Kjo nga fakti që janë planifikuar sasi më të vogla për vitin e ardhshëm dhe në gjashtë muajt e parë EVN distribucioni ka punuar me çmim më të ulët”,- sqarojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. 
 
Nga Komisioni Rregullator pohojnë se gjendja në ESM është e shkëlqyeshme, janë ulur dukshëm shpenzimet në minierat, ndërsa kjo për ta do të thotë se çmimin që do ta ofrojë kompania shtetërore energjetike nuk do të jetë mbi 39,6 euro për një megavat orë. Ligji i ri i energjisë u miratua në vitin 2018 dhe në ndërkohë u plotësua nga aktet nënligjore.
 
Me të autoritetet thonë se janë zgjidhur çështjet që nuk kanë qenë të rregulluara 20 vitet e fundit, siguron liberalizimin e tregut pa goditje të çmimeve, duke ulur koston e gazit natyror të importuar me 12% dhe është futur një koncept i ri për burimet e rinovueshme që do të subvencionohen nga buxheti i shtetit. 
 
ERSAN PAJAZITI