Maqedoni

Ndalesa për importin e peshkut, Kosova paralajmëron taksë ndaj RMV-së

27.06.2019 16:05

Kosova po e shqyrton seriozisht vendosjen e taksës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë....

Një ditë më parë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, tha se kultivuesit e peshkut nga Kosova kanë ankesa ndaj Maqedonisë së Veriut për disa ndalesa që kjo e fundit u ka bërë autoriteteve të Kosovës.
 
"Në dy takime me qeverinë e Shqipërisë, kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes me Kosovën. Kohët e fundi e kam një shqetësim edhe nga prodhuesit e peshkut në R. e Kosovës që Maqedonia ka marrë një vendim për ndalimin e eksportit nga Kosova në Maqedoni”,- deklaroi ministri i Tregtisë dhe Industrisë Të Kosovës, Endrit Shala.
 
Atanasov: Nuk lejojmë prodhime që nuk i plotësojnë standardet
 
Shqetësimit të palës kosovare iu përgjigj drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasovi, i cili në një prononcim për TVM2 theksoi se masa e cila është marrë kundrejt Kosovës vjen nga rregullorja për import dhe transport, ku listës së vendeve të treta u ndalohet importi i peshkut të gjallë që është për rritje, e në këtë rast Kosova nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara. Ai thotë se me këtë vendim nuk ka ndalesë për import të produkteve të peshkut që është për shitje, qoftë i freskët apo i ngrirë.
 
“Kjo ndalesë nuk është vetëm për Kosovën, por është për të gjitha shtetet të cilat nuk e kanë të rregulluar statusin epidemiologjik, gjegjësisht statusin e sëmundjeve të peshkut. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari që në vitin 2017 ka dorëzuar kërkesë deri tek autoritetet kosovare, nga të cilat është kërkuar të sqarohen një sërë kushtet të cilat kërkohen në mesin e të cilëve edhe gjendja shëndetësore atje, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga pala e Kosovës. E potencoj edhe njëherë se importi i peshkut të gjallë i cili mund të shitet nëpër dyqane është i lejuar nga Kosova, pra ndalesë ka për importin e lëndës së parë të peshkut”,- tha drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov.
 
Atanasov theksoi se nuk do të lejojë të importohen në vend produktet që nuk përmbushin standardet, pasi Agjencia me vite shpenzon shuma të mëdha parash për programet e monitorimit për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve tek peshqit dhe agrikultura. Nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës thonë se ky vendim dëmton drejtpërsëdrejti bizneset që merren me kultivimin e peshkut, pasi vendi ynë ka qenë një ndër tregjet më të rëndësishme për prodhuesit e Kosovës.
 
ZEKIRJA MEXHITI