Maqedoni
Sela: Rasti i Almirit vërtetoi drejtësinë selektive. Vendimet për Sazdovin dhe Almirin, Zaev: Më indinjuan, drejtësia të vlejë njësoj
27.06.2019 18:17
Drejtësia selektive, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët, ishte pjesë e debatit të nxehtë në kuvend....

Drejtësia selektive, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët, ishte pjesë e debatit të nxehtë në kuvend teksa diskutohej rreth ministrave të rinj. Kreu i ASh-së, Ziadin Sela, akuzon se drejtësia në këtë vend nuk vlen njësoj nëse je shqiptar. Kryeministri Zaev doli me përgjigje se edhe ai është indinjuar nga vendimet gjyqësore për rastin e Sazdovskit dhe Almir Aliut, dhe përkujtoi se po punohet fuqishëm që në këtë vend drejtësia të vlejë njësoj për të gjithë.
“Doni dëshmi tjetër dhe krahasim se ku është drejtësia selekvite? Rasti i Almirit. Një vrasje e qëllimtë, me automjet, cilësohet një vrasje aksidentale dhe një vrasje aksidentale cilësohet si vrasje mizore. Nuk ka Bashkimi Europian këtë formë”,- deklaroi kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
“Publikisht më duhet të shpreh dhe është ndjenjë e imja gjithashtu e hidhërimit në mënyrën e drejtësisë selektive që gjyqësori e publikoi në rastin ku humbi jetën qytetari Sazdov, por edhe në rastin ku Almiri i vogël humbi jetën. Absolutisht është e qartë se këtu patjetër të ketë drejtësi të barabartë dhe është e udhës edhe unë këtë ta them në foltore”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
SEDAT SELIMI
